TIRANË

Është zhvilluar sot protesta e tretë që nisi si revoltë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Pa një itinerar të caktuar turma e qytetarëve, kryesisht të rinj ka marshuar në rrugët e qytetit duke shkatërruar sinjalistikën rrugore, semaforë e tabela dhe duke bërtitur kundër qeverisë, teksa kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

Pas grumbullimit pranë Ministrisë së Brendshme, protestuesit janë shpërndarë në grupe më të vogla duke hyrë në brendësi të zonave kryesore në Tiranë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur përpara kryeministrisë dhe institucioneve të tjera. Dhjetëra të rinj janë shoqëruar nga policia.

Mësohet se pati fillimisht kapsolla nga protestuesit, e menjëherë u hodh gaz lotsjellës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Forcat Speciale më morën me forcë kryeredaktorin”, Nikoll Lesi: Fola me drejtorin e policisë, më tha se…
Ora 21:25- Shoqërohet nga policia kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë”. Kështu deklaron botuesi Nikoll Lesi, i cili thotë se kryeredaktori është marrë me forcë nga forcat speciale të policisë. Ai deklaron më tej se ka folur me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe i është thënë se ka qenë një gabim.
“Forcat speciale morën me forcë kryeredaktorin te rrugica e redaksisë. Fola me drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu, më tha se është gabim dhe po e lëshojnë”, është shprehur Lesi.

Protestuesit janë shpërndarë mbrëmjen e sotme në të gjitha rrugët e kryeqytetit, kryesisht në qendër, teksa policia iu ka shkuar nga pas dhe ka pasur dhjetëra shoqërime.

Të gjithë të rinj, policia kontrolle protestuesve, iu largon çantat e shpinës, disa të shoqëruar
Ora 21:08- Vazhdojnë shoqërimet e protestuesve. Pjesa më e madhe e tyre, të rinj dhe adoleshentë me çanta shpine. Grupet e policisë i kanë ndaluar dhe kryer kontrolle trupore, teksa iu ka marrë dhe çantat e shpinës.

Një pjesë e madhe e tyre të shpërndarë në zonën e Bllokut janë shoqëruar në komisariate, raportoi për “BalkanWeb” gazetari Osman Stafa. Ndërkohë që e gjithë Tirana është nën zhurmat e sirenave të policisë dhe zjarrfikëseve.

Revoltohen protestuesit në Durrës, djegin pemën dhe zbukurimet e Vitit të Ri
Ora 21:05- Ndonëse mendohej se të rinjtë që protestuan pasditen e sotme në Durrës do të shpërndaheshin qetësisht, ata janë drejtuar sërish drejt sheshit “Liria” dhe kanë nisur të shkatërrojnë dekorin e vendosur me rastin e festave të fundvitit. Këtij shkatërrimi nuk i kanë shpëtuar as pema së cilës i është vënë flaka dhe as zbukurimet e ndryshme të vendosura aty, të cilat janë dëmtuar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se protestuesit i janë afruar edhe godinës së bashkisë, por efektivë të shumtë të policisë së rendit kanë formuar një brez mbrojtës para institucionit të qeverisjes vendore. Mësohet se policia ka shoqëruar një numër të madh prej tyre në ambientet e policisë.

Me thirrjet “Rama ik”, protestuesit rikthehen në Bllok, policia nga pas me skafandra
Ora 21:03- Nuk ka një pikë të mbledhjes së protestuesve. Gjatë gjithë mbrëmjes së sotme, teksa kanë dalë për të protestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, protestuesit kanë marshuar e vrapuar në rrugët e Tiranës.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se pas djegies së kazanëve të mbeturinave tek ‘Komuna e Parisit’, protestuesit janë rikthyer në zonën e Bllokut. Me sharje e thirrje “Rama Ik” ata kanë marshuar në rrugë, duke bllokuar dhe trafikun, ndërkohë që policia është pozicionuar menjëherë me skafandra e gatshme për të ndërhyrë.

Në zonën e “Vasil Shantos”, gazetarja Dorjana Bezat raportoi se vijojnë shoqërimet e protestuesve.

Protestuesit sulmojmë me gurë e kapsolla tek “Libri Universitar”, plagosen dy efektivë të FNSH
Ora 20:43- Te zona e njohur në Tiranë si “Libri universitar” një grup personash po sulmon me gurë e lëndë piroteknike punonjësit e FNSH Fier që janë me makinën e shihedhësit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se si pasoje e sulmit me gurë janë plagosur dy policë të FNSH, të cilët janë transportuar në spital. Sulmi mbi policinë po vijon me gurë dhe me sende të forta e lëndë piroteknike. Forca të tjera janë dërguar në ndihme të punonjësve të FNSH.

Incidente dhe në Komunën e Parisit, protestuesit i vënë flakën kazanëve të mbeturinave
Ora 20:39- Incidente me protestën, e cila është përhapur në disa zona në Tiranë, janë regjistruar edhe në zonën e ‘Komunës së Parisit’.
Mësohet se protestuesit i kanë vendosur flakën kazanëve të mbeturinave, duke krijuar kaos dhe bllokim të trafikut.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Osman Stafa, kazanët e plehrave janë në flakë, ndërsa ka ndërhyrë zjarrfikësja për shuarjen e zjarrit.

Policia shpërndan turmën e të rinjve tek ‘Shallvaret’, hedh gaz lotsjellës
Ora 19:48- Një grup i madh të rinjsh që ishin afër urës tek hyrja e Bllokut teksa kanë tentuar që të futen në rrugën që të çon pranë Ministrisë së Brendshme, janë ndaluar nga policia. Gazetarja Dorjana Bezat raporton në një lidhje live për ‘News24’ se policia ka arritur që të shpërndajë turmën e protestuesve duke hedhur gaz lotsjellës.
Po ashtu, Bezat pohoi se ka pasur mbi 20 shoqërime të protestuesve. Ndërkohë që turma e qytetarëve pas ndërhyrjes së policisë janë shpërndarë, duke u futur nëpër rrugica.

Policia hedh sërish gaz lotsjellës, gazetarja në vështirësi gjatë raportimit. Autobotet me ujë në Bllok, vazhdojnë shoqërimet
Ora 19:26- Bulevardi dhe disa rrugë të tjera janë zbardhur nga gazi lotsjellës. Shoqërime ka dhe tek Kryeministria të protestuesve.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe gazetarja Klodiana Lala e ka pasur të vështirë raportimin teksa mezi merrte frymë për shkak të gazit lotsjellës.

Një autobot ka hyrë në Bllok, duke ndjekur protestuesit për t’i shpërndarë. Para Kryeministrisë është kthyer qetësia, ndërsa forcat e policisë janë shpërndarë ashtu si protestuesit në gjithë qendrën e kryeqytetit.

Durrsakët i bashkohen protestave me thirrjen “Poshtë diktatura!”, bllokojnë rrugën dhe i vënë zjarrin kazanëve të plehrave
Ora 19:13- Rreth 300 protestues janë mbledhur para Policisë së Durrësit, ku kërkojnë drejtësi për vdekjen e Klodian Rashës si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në një lidhje live për ‘News24’ gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se protesta nisi përgjatë Sheshit Iliria, ndërsa përfundoi para drejtorisë së policisë, ndërsa në kor thërrasin; “Poshtë diktatura”.

Ata në shenjë kundërshtie bllokuan rrugën dhe nisën që t’i vendosnin zjarrin kazanëve të mbeturinave. Ndërkohë që nga pamjet live që transmetohen, disa të rinj janë shoqëruar nga policia. Po ashtu, disa protestues kanë hedhur mbeturina para Policisë.

Protesta tek Policia e Tiranës, shoqërohen rreth 10 të rinj nga FNSH
Ora 19:11- Teksa turma e protestuesve ka mbërritur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, kanë nisur dhe konfrontimet e para. Protestuesit kanë shkatërruar tabela e sinjalistikë dhe kanë hedhur parulla kundër policisë, FNSH ka nisur shoqërimet e para. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se rreth 10 të rinj janë prangosur e marrë nga policia në rrugën “Myslym Shyri”.
Ndërkohë që është hedhur gaz lotsjellës për largimin e protestuesve të tjerë. Ditën e sot janë një numër më i madh policësh në terren.

Përplasje tek Drejtoria e Policisë, hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit
Ora 19:02- Përplasje tek Drejtoria e Policisë mes protestuesve dhe efektivëve. Mësohet se për të shpërndarë turmën e qytetarëve, policia ka hedhur gaz lotsjellës. Ndërkohë, që për të qetësuar situatën ka ndërhyrë dhe FNSH.

Turma pa kontroll drejt Policisë së Tiranës, shkulen tabela sinjalistike e semaforë
Ora 18:57- Po zhvillohet dita e tretë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “News24” se edhe rruga ku kanë kaluar protestuesit është bllokuar për pak momente.

Turma po shkon tashmë tek Drejtoria e Policisë. Po thyhen tabela e semaforë sërish, sikundër u veprua edhe dje. Një grup u largua drejt Ministrisë së Brendshme dhe një drejt Bllokut, pasi u larguan nga gazi lotsjellës. Grupet janë bashkuar e po shkojnë për tek Polcia e Tiranës. Ata thërrasin në kor “Drejtësi për Klodianin”. Ndërsa, kanë hedhur edhe një biçiikletë që kanë gjetur aty, në Lanë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Protesta, blindohet Ministria e Brendshme, qytetarët shkatërrojnë stacionet e autobusëve
Ora 18:54- Teksa sot është dita e tretë e protestës në kryeqytet, Policia ka ‘blinduar’ Ministrinë e Brendshme, për t’i paraprirë çdo situate të agravuar.

Ndërkohë që protestuesit kanë shfryrë inatin e tyre, duke shkatërruar madje dhe stacionet e autobusëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gazlotsjellës. Kujtojmë se protesta po zhvillohet në disa pika të kryeqytetit, ndërsa qytetarët hedhin sende të forta, shkatërrojnë reklamat në rrugë, apo dhe semaforët.

Protesta për Klodianin dhe në Pogradec, protestuesit marshim në rrugët e qytetit
Ora 18:52- Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha janë mbajtur sot edhe në Pogradec. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se dhjetëra të rinj pasi u mblodhën në bashkinë e Pogradecit kanë filluar marshimin në rrugët e qytetit. Të rinjtë me pankarta në duar kërkuan njëherazi drejtësi për 25-vjeçarin Klodian Rasha si dhe shkarkimin e Ardi Veliut.

I riu qëllohet me grushte nga efektivët, disa të shoqëruar
Ora 18:50- Disa protestues janë shoqëruar nga policia në qendër të Tiranës. Teksa ishin grumbulluar në tek Sheshi Skënderbej, ndaj të rinjve është hedhur gazlotsjellës, ndërsa një prej tyre është qëlluar me grushta nga policia. Ky i fundit në pamje të parë nuk shfaq asnjë rezistencë.

Turma e protestuesve me flamuj shqiptarë e të BE-së tenton të hyjë në Kryeministri, i shpërndajnë autobotët me ujë e FNSH
Ora 18:37- Ka nisur me tensione protesta e sotme para Kryeministrisë, në shenjë kundërshtie kundër vrasjes së Klodian Rashës nga një punonjës policie. Shumë të rinj kanë nisur që të hedhin sende të forta në drejtim të Kryeministrisë.

Ndërkohë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe autobotë me ujë kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën. Teksa kanë mbajtur në duar flamuj shqiptarë por dhe të BE-së, një prej tyre dhe një burrë në moshë me patericë, protestuesit i kanë bërë rezistencë dhe ujit me presion. Ndërkohë që u hodh dhe gaz lotsjellës.

Rama viziton policët e lënduar në QSUT. Ulet në hollin e spitalit
Ora 18:22- Teksa në orën 18:00 është paralajmëruar që të nisë protesta për të tretën ditë me radhë për vrasjen e Klodian Rashës, kryeministri Edi Rama ka shkuar në QSUT, ku ka vizituar efektivët e plagosur në tubim. Siç transmetoi live ‘News24’ kreu i qeverisë pas takimit me policët, është ulur në hollin e korridorit, ndërsa bisedon me qytetarë. Kujtojmë se dje u plagosën 5 efektivë dhe 2 qytetarë, ndërsa dy netë më herët u plagosën 9 punonjës të policisë së rendit. Ndonëse protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, ky i fundit hoqi dorë nga posti. Por sicc duket qytetarët nuk janë ndalur me kaq, pasi kërkojnë argimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu.

(d.xh/m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb