LONDER – Kisha e Anglisë ka shenjtëruar për herë të parë një peshkope femër. Libby Lane është emëruar peshkope para më shumë se 1 mijë personave, gjatë një ceremonie të zhvilluar në katedralen York, në veri të Anglisë. Ceremonia dy-orëshe është ndjekur edhe nga kryepeshkopi, Justin Welby, i cili është edhe udhëheqësi shpirtëror i Kishës së Anglisë.
Kisha e Anglisë miratoi në muajin nëntor legjislacionin që i lejon gratë të mbajnë postin e peshkopes.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: