Mançester Junajtid ka pësuar humbjen e katërt radhazi në Premier Ligë. “Djajtë e Kuq” humbën 2-­0 përballë Stoke City. Ekipi i Luis Van Gal gjendet tashmë në vendin e gjashtë të tabelës së renditjes, poshtë Kristal Palas. Holandezi përflitet se mund të jetë trajneri i ardhshëm që mund të shkarkohet pas Hoze Murinjos.

Hidink debuton me barazim tek Çelsi
Ndërsa, Çelsi në ndeshjen e parë nën drejtimin e holandezit Guz Hidink nuk ka arritur të marrë më shumë se 1 pikë përballë Uatfordit. Holandezi 69-­vjeçar, i cili rikthehet tek londinezët si trajner, ishte i pafat pasi Oskar humbi penallti në minutën e 80-­të. Ndeshja përfundoi 2-­2.

Klop mund kryesuesit
Liverpuli i Jurgen Klop ka mundur Leiserin në fushën e vet me rezultat 1-­0 me gol të Benteke. Ekipi kryesues i Klaudio Ranierit mori kështu humbjen e parë në 10 ndeshjet e fundit. Arsenali i Arsen Venger do të ketë shansin që të marrë kryesimin e kampionatit nëse fiton në mbrëmje ndaj Southempton.

Siti shkatërron 4­-1 Sandërlandin
Në ndeshjet e tjera, Mançester Siti fitoi 4­-1 ndaj Sandërlendit, Totenhem mundi 3-­0 Noruiçin dhe Suanse fitoi 1-­0 me Uest Bromuiç. Ndërsa Burnemuth dhe Kristal Palas u mbyll 0­-0 dhe Aston Vila me Uest Hem 1­-1. /Panorama/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: