Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare Odell Ventimiglia, vajza e aktorit John Ventimiglia, i cili luajti “Artie Buco” në serialin e njohur “The Sopranos”.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së vajzës. Nëna e Odell-it, Belinda Cape dhe motra e saj Lucinda Ventimiglia ndanë lajmin e hidhur në rrjetet sociale. “Me trishtim duhet të njoftojmë funeralin e të dashurës sonë Odelle. Motra e saj Lucinda dhe unë jemi të tronditur nga ky lajm dhe mirënjohëse për mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë që kemi marrë për Odelle nga kaq shumë njerëz. Ajo ishte shumë e dashur dhe lë një boshllëk të madh në jetën tonë”, thuhet në postimin e nënës së saj në Twitter.

Nga ana tjetër, motra e saj shkroi gjithashtu disa fjalë: “Fjalët nuk do të mjaftojnë kurrë për të shprehur trishtimin që ndjejmë të gjithë. E doja shumë motrën time të vogël dhe do ta kaloj pjesën tjetër të jetës duke e kërkuar në çdo gjë. Familja ime dhe unë jemi shumë mirënjohës për gjithë kujdesin dhe mbështetjen që po marrim gjatë kësaj kohe tragjike. Mbështetja nga kaq shumë njerëz do të thotë shumë për ne.

Familja krijoi gjithashtu një faqe GoFundMe për të mbledhur para për arsimimin e ardhshëm të vajzës së vogël të Odell, Shiloh. Deri më tani, janë mbledhur mbi 52,000 dollarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: