Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se po përballen me një mjedis të ndryshuar të sigurisë, ku qeveritë autoritare janë të përgatitua të përdorin forcën.

“Unë pres që të trajtojmë edhe rolin e Kinës në këtë krizë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Ai shton se Kina ka ofruar mbështetje politike ndaj Rusisë si dhe ka përhapur informacione të rreme. Sakaq, Stoltenberg ka theksuar se Rusia duhet të ndalojë shpërthimet bërthamore.

“Kam një mesazh për Rusinë. Lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë”. Kjo deklaratë vjen pasi zëdhënësi i kremlinit Dimitri Peskov tha se Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse përballet me një kërcënim ekzisencial.

Një zëdhënës i Kremlinit ka thënë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse përballet me “një kërcënim ekzistencial”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: