Autori i mijëra teksteve, poeti i këngëve shqiptare Jorgo Papingji e cilëson të jashtëzakonshme humbjen e kompozitorit Agim Krajka. Papingji tha në një prononcim për gazetaren Fatmira Nikolli se është i tronditur për lajmin dhe se Krajka do t’i mungojë vendit tonë pasi do jetë vështirë të zëvendësohet.

“Jam jashtë çdo logjike, unë sapo e mora vesh. Humbje e jashtëzakonshme për familjen artin dhe muzikën shqiptare.
Do t’i mungojë vendit tonë sepse është një nga artistet që do jetë vështir të zëvendësohet. Ngushëllime familjes, jam pranë tyre në këtë moment të vështirë. Udhë të mbarë miku im”, shprehet Papingji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb