Pastruesja milionere Rozeta Dobi, duket se nuk ka grabitur vetëm ish-shefen e kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, por edhe vëllanë e saj.

E ndërsa Klosit ajo i ka grabitur shuma të majme parash, vëllait të kësaj të fundit, Leonard Çiko, i ka grabitur vetëm sende me vlerë.

Ndërkohë një tjetër person që ka rënë pre e grabitjes së Dobit, ishte edhe Altin Dine.
Këta emra u zbuluan falë këqyrjes së numrave në telefonin e Dobit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb