Moderatorja e ‘Vila24’ Brunilda Lahe me kamerën e News24 vizitoi në “Ditën e Flamurit” qytetin simbol të kësaj feste Vlorën, ku ndër të tjera gatoi me kryebashkiun Dritan Leli i cili zbuloi dhe recetën e gjyshes së tij.

“Për mua është emocion i veçantë të jeni në këtë ditë të 110-të Vjetorit të Pavarësisë në qytetin e Vlorës për të treguar një pjesë të segmentit të historisë së familjes time që ka lidhje me kuzhinën, veçanërisht me gjyshen time e cila ka qenë mjeshtre gatimi dhe ne të gjithë në familje e kemi trashëguar nga pak.

Thuhet që vendet bregdetare nuk kanë tradita në kuzhinë, ndërsa gjyshja ime thoshte të kundërtën, nuk është e vërtetë që nuk ka traditë në ushqime me bazë peshku.

Dollma me levrek është receta më e njohur e saj të cilën sot do e gatuajmë bashkë me shef Bujarin, i cili e quan “recet e Fridës”, – tregoi kryebashkiaku Leli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb