Gratë janë vendosur në krye të marshimit të protestës së 84-të, ndërsa protestuesit vijojnë lëvizjen në rrugët e Tiranës drejt sheshit “Nënë Tereza”.
Me thirrjet “Dorëheqje!”, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa marshimi vijon nën moton kundër qeverisë.
Pjesëmarrësit shprehen se do të vijojnë qëndresën dhe protestat, duke përsëritur kërkesat e tyre për ndryshim politik.
