Teksa ndodhet pas hekurave bashkë me djalin e saj, Rozeta Dobi shprehej se kishte urrejtje për punëdhënësen e saj, Alda Klosi, ish-shefe kabineti e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ky është një ndër detajet që thuhet në dosjen e prokurorisë, të siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur 120 mijë euro para dhe bizhuteri në banesën e Klosit, më 15 dhjetor të vitit të kaluar.

Ngjarja ndodhi në Rrugën e Kosovarëve, në një banesë ku Klosi e kishte marrë me qira prej 2 muajsh.

“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.”, thuhet në dosje.

Në dosjen e prokurorisë përcaktohet qartë dhe shuma e parave që janë gjetur në banesën e 49-vjeçares, ndërsa bëhet fjalë për një shumë rreth 400 mijë euro, 8500 dollarë dhe bizhuteri.

“Mbi bazën e dyshimeve se në banesë fshiheshin edhe sende të tjera, është kontrolluar me imtësi banesa e të dyshuarve dhe në tubin e aspirimit janë gjetur të fshehura një shumë prej 404, 800 euro, 8 500 Usd dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterish, të cilat dyshohen se iu përkasin edhe personave të tjerë ku Rozeta Dobi ka punuar si pastruese.”, thuhet në dosje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb