Mbi 1 mln emigrant nga Ukraina janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të largohen nga vendi për shkak të luftës shumica e emigrantëve kanë kaluar në Poloni ku janë vendosur në kampe të ndryshme shumë pranë pikave kufitare. Ekipi i News24 ka lëvizur në disa nga kampet kryesore duke parë nga afër situatën e tyre dhe duke dëgjuar situata tronditëse. Mes lotësh ata tregojnë atë çfarë ndodh në territorin e Ukrainës.

“Jam nga Kiev, jam me fëmijët këtu dhe burrin. Kam qenin dhe macen atje. Ka shpërthime afër shtëpisë. Jeta ime është shkatërruar”, tha një grua.
“Është shumë e vështirë situata atje Rusët po qëllojnë duke vrarë njerëz. Na u desh të linim shtëpitë për të shkuar në një vend të sigurt”, tha një tjetër.

“Unë jam nga Ukraina. Në vendin tonë ka luftë mes Rusisë dhe Ukrainës dhe është shumë e rrezikshme të jetosh atje në këto momente. Babai dhe xhaxhai qëndruan atje sepse burrat duhet të qëndrojnë në luftë. Tani do të qëndrojmë në Poloni me mamin dhe tezen dhe pasi të përfundoj lufta do të kthehemi në Ukrainë”, u shpreh një grua.
“Familja ime është në Kiev. Është vërtetë e rrezikshme situata në Ukrainë. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, ju lutem ndihmoni Ukrainën”, tha një ukrainase.

Në Poloni kanë mbërritur edhe studentë të cilët studiojnë në Ukrainë dhe thonë se duan të kthehen sërish atje për të vazhduar studimet.

“Unë jam student nga Azerbajxhani që studio në Ukrainë për shkak të luftës na u desh që të largohemi. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë sesa e rrezikshme është të jetosh në Ukrainë në këto momente është një situatë e vështirë çdo ditë kemi menduar sesi do të shpëtojmë. Të qëndrojmë disa ditë në Poloni sepse kemi udhëtuar prej një jave”, tha një student.

“U arratisa për shkak të situatës atje. Jam student për mjekësi dhe tani nuk mund ta përfundoj universitetin dhe më duhet të qëndroj në Varshavë, por do të kthehem në Ukrainë”, u shpreh një tjetër.

Thonë se do të qëndrojnë në Poloni me shpresën që lufta të përfundojë dhe më pas të kthehen në vendin e tyre aty ku kanë lënë gjithçka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb