Nga: ELDA MENGA*
TIRANË- Vapa e gushtit nuk i ka ndalur ekspertët e djathtë të punojnë intesivisht, për paketën e propozimeve për reformën e sistemit të drejtësisë. News24 ka mësuar se deri më tani ka mbaruar pjesa e parë që përfshin komentet dhe plotësimet për dokumtentin analitik, ndërkohë gjatë ditëve në vijim deri më 30 gusht do përfundojmë edhe komentet dhe sugjerimet për strategjinë, për të cila puna nisi të hënën e kësaj jave.

Shtatori do të shënojë përmbylljen e punës ku opozita do të bëjë publike propozimet e konkrete për strategjinë e saj për reformimin e sistemit. Të djathtët, janë të vendosur se reforma nuk do të kalojë pa kontributin e opozitë edhe pse më 30 korrik u larguan nga mbledhja e komisionit të posaçëm, pasi refuzuan votimin e dokumenteve të përgatitur nga mazhoranca pa opozitën, por kjo ikje në shenjë proteste për demokratët nuk nënkupton bojkot.

Për prekjen e ligjit themeltar të shtetit, shprehin vullnetin për bashkëpunim me kushtin e vetëm që ndryshimet Kushtetuese të mos i shërbejnë mazhorancës për të kapur sistemin. Demokratët këmbëngulin gjithashtu që çdo produkt që do të dalë nga Komisoni për Reformën në Drejtësi duhet të marrë mbështetjen e Komisonit të Venecias.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: