TIRANË- Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve, Vasilika Vjero i ka bërë thirrje sërish sot bizneseve të formalizohen. Në një deklaratë për mediat, Vjero solli shifrat e regjistrimit të bizneseve për muajt e fundit, ku rezulton se për periudhën gusht-shtator janë regjistruar 9152 subjekte.

Sipas saj që nga fillimi i vitit janë regjistruar më shumë se 18 mijë biznese, ose 33% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, apo 8 % më shumë se i gjithi numri i bizneseve të regjistruar gjatë vitit 2014.

“Vetëm gjatë muajit gusht janë regjistruar 4800 biznese apo 7 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, tha Vjero. Sipas saj, në ditët e para të muajit shtator vijon një fluks në rritje i regjistrimeve dhe kërkesave për regjistrim, periudhë në të cilën janë regjistruar më shumë se 2500 biznese apo 2 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Njëkohësisht, tha drejtore e QKR-së, është rritur me 19 % prezenca e kompanive të huaja të cilat veprojnë sot në Republikën e Shqipërisë. Vjera i bëri thirrje biznesit të përdorin edhe regjistrimin on-line. “Ka një numër të lartë të qytetarëve në të gjtha sportelet të biznesve që presin për të regjsirtuar. Qytetarët kan krëkuar të shtohen sportelet e regjistirmit. Por, QKR funksionon mbi një numër sportelesh të llogaritur mbi bazën e një fluksi real regjistrimesh ditore”, deklaroi Vjero.

Ajo ftoi qytetarët të këshillohen me punonjësit e QKR-së në të gjitha sportelet, mbi mënyrën e regjistrimit. “Përveç regjistrimit në sportele ekziston edhe regjistrimi nëpërmjet aplikimit on-line, i cili siguron eleminimin e radhëve dhe nevojën për të qëndruar pranë sporteleve tona dhe është pa kosto shtesë për biznesin”, deklaroi Vjero.

Në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga qeveria që nga fillimi i muajit shtator kundër informalitetit qytetarë të shumtë kanë nxituar të regjistrojnë aktivitetin e tyre ekonomik pranë zyrave të QKR-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: