Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën e re të Qafë Plloçës, në Pogradec ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, i cili u transportua menjëherë në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë përgjumja e drejtuesit, çka ka sjellë humbjen e kontrollit mbi automjetin.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
