Në Spanjë nuk kanë fund skandalet që lidhen me Federatën e Futbollit, më saktë me ngjarjet që kanë ndodhur gjatë presidencës së Luis Rubiales. Ish kreu i futbollit iberik nuk po gjen qetësi edhe pasi u largua nga drejtimi i federatës. Së fundmi janë arrestuar 7 persona, ndërsa 5 të tjerë janë nën hetim për Superkupën e Spanjës e cila në vitin 2019 u zhvillua në Arabinë Saudite, turne që kapi vlerën e 240 milionë euro.

Rubiales
Rubiales

Prokuroria spanjolle po heton për korrupsion që lidhet me këtë turne, ndërsa në listën e personave mbi të cilët janë lëshuar urdhër arreste është edhe ish presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales. Ky urdhër nuk është zbatuar ende pas Rubiales ndodhen në Republikën Dominikane. I pyetur mbi këtë, Rubiales është mbrojtur duke theksuar se nuk i është shmangur autoriteteve:

Rubiales
Rubiales

“Jam totalisht i befasuar nga kjo. Unë punoj në Republikën Dominikane prej afro një muaji. Në fakt, familja ime dëshiron që Pashkët t’i kalojnë këtu me mua. Nuk kam evituar asnjë aksion i policisë me këtë”, u shpreh Rubiales.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lëshimi i urdhër arrestit për Rubiales pushtoi faqet e para të mediat spanjolle: “Fundi i erës Rubiales”, shkruan AS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb