Dritë në fund të tunelit për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar, pasi nuk u grumbullua për disa ndeshje radhazi nga trajneri i Fulham, sot tekniku Marco Silva e ka ftuar lojtarin kuqezi për sfidën ndaj Newcastle.

Broja do e nisë ndeshjen nga pankina, me shpresën se do aktivizohet në pjesën e dytë. 22-vjeçari është impenjuar në katër ndeshje me Fulham, ku numëron një asist.  Armando Broja kërkon që të arrijë në Europianin e verës në formë. Vendimtar do jetë fundi i sezonit, ku atij do i duhet të tregojë potencialin e tij.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: