Kanë mbetur edhe disa orë para fillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Brit Awards. Shqiptarët si kurrë më parë kanë arsye për të ndjekur së afërmi ngjarjen kryesore muzikore të Britanisë së Madhe.
E gjithë kjo në saj të dy këngëtareve shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat do t’i shohim sonte rreth orës 23:00, sipas orës sonë lokale.
Tashmë Lipa ka parakaluar në tapetin e kuq të festivalit muzikor, ku ka shkëlqyer duke marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, shkruan tg.
Ajo kishte të veshur një fustan tyli ngjyrë rozë teksa i zbulon paksa supet, gjë që ka marrë edhe komplimentet e para të organizatorëve të festivalit.
“Një vizion absolute në rozë! Artistja më e nominuar ndër zonjat dhe zotërinjtë e natës”, shkruan në llogarinë zyrtare të festivalit në Ttwitter.
.@DUALIPA has revealed that she will be performing 'New Rules' tonight at the BRITs! We legit can't wait ? #BritsOnCapital https://t.co/InGu6cKHaS pic.twitter.com/xhKj87ffq3
— Capital (@CapitalOfficial) February 21, 2018