Dua Lipa është shfaqur mahnitëse në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2022”.

Këngëtarja shqiptare u shfaq me një fustan Versace, seksi dhe me rripa nga koleksioni i vjeshtës 1992 i shtëpisë së modës – i titulluar “Miss S&M” – të cilin vetë Donatella Versace e veshi në Met Gala të vitit 1992, ku mori pjesë së bashku me vëllain e saj Gianni.

Ndërkohë, edhe supermodelja Cindy Crawford veshi të njëjtin fustan si Dua në “MTV Video Music Awards 1992”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Veshjet e Versace me modele të ngjashme janë veshur edhe nga Beyonce, Kim Kardashian dhe Naomi Campbell – kjo e fundit në fakt ka parakaluar në sfilatën e modes “Miss S&M” tre dekada më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb