Kroacia do kërkojë një tjetër mrekulli, për t’i dhënë kuptim ëndrrës së Botërorit. Trajneri i kroatëve, Zlatko Dalic ka dhënë prononcimin e tij para sfidës gjysmëfinale ndaj Argjentinës, këtë të martë.

“Ne luajmë kundër Argjentinës së madhe, që është një skuadër e frikshme e udhëhequr nga Lionel Messi. Ata kanë më shumë presion se ne. Ne e kemi analizuar kundërshtarin dhe e dimë se si luajnë ata. Unë jam optimist nga natyra, u besoj lojtarëve të mi. Ata kanë karakter të mrekullueshëm dhe pa këtë nuk do të arrinin në gjysmëfinale. Është një ndeshje e shkëlqyer për të dyja vendet. Të përshtaten me stilin e tyre të lojës, kundër Holandës ka pasur shumë duele dhe situata të ashpra. Ne duam absolutisht ta shmangim këtë dhe shpresojmë që arbitri të ketë kontroll të mirë të ndeshjes.Ne jemi ndër katër ekipet më të mira në botë. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm. Megjithatë ne duam më shumë. Arritja në një tjetër finale do të ishte momenti më i madh i të gjitha kohërave për Kroacinë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: