I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, mjeku Isuf Kalo i jep përgjigje edhe pyetjeve të të gjitha qytetarëve për paqartësitë që kanë.

I pyetur nëse të bërit dush cdo natë para gjumit mund të mbante larg virusin, mjeku Kalo u përgjigj se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë. Ndryshe ai këshillli se duhet ta mbajmë trupin të hidratuar.

“Trupi nuk duhet të jetë i thatë, këshillohet të pijnë herë pas here ujë”.

Sa për masat e marra nga qeveria, që nga mbyllja e kufijve e deri te shtetrrethimi, nëse janë ato positive për të parandaluar përhapjen, mjeku Kalo u përgjigj me një fjalë të urtë:

“Një fjalë e urtë thotë që notari nuk vlerësohet kur hyn në ujë, por kur del në bregun tjeter, qendrimi nuk është i shpikur nga ne por i këshilluar nga OBSH”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: