Të paktën 38 persona kanë vdekur në Turqi, pas dy orteqeve në malet lindore të vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tragjedia dyfishe ka ndodhur në provincën e Van ku të martën një ortek kishte përfshirë disa ekskursioniste duke vrarë pesë prej tyre. Menjëherë kishin filluar kërkimet për të gjetur viktimat, por një ortek i dytë ka përfshirë edhe personat që po ndihmonin në gjetjen e trupave.

Të paktën 53 persona kanë mbetur të plagosur dhe të tjerë kanë mbetur ende të varrosur nën dëborë.

Në zonën e goditur nga orteqet ka shkuar edhe ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Operatorët e shërbimit të emergjencës ishin njoftuar për aksidentin përgjatë autostradës në qytetin e rrethuar nga malet e Bahcesaray, në kufi me Iranin, pas ortekut të së martës që kishte vrarë pesë persona.

30 operatorë të shpëtimit kanë arritur vetë të shpëtojnë dhe janë shtruar në spital, ka bërë me dije ministri i brendshëm, por kushtet e tyre shëndetësore nuk bëhen të ditura.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb