Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit për Paulo Dybala me bluzën e Juventusit. Për argjentinasin gjithmonë e më shumë po flitet për një transferim tek gjigandët spanjoll të Realit të Madridit dhe ngjarjet e fundit e konfirmojnë këtë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat spanjolle, sipas të cilave sulmuesi argjentinas e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga bardhezinjtë në përfundim të këtij sezoni.

Ftohjen e 23-vjeçarit me klubin torinez e vërteton edhe mungesa e përshëndetjes me trajnerin Masimiliano Alegri pas zëvendësimit në ndeshjen e së dielës ndaj Sasuolos.
Ndërkohë, radioja “Cadena COPE” sot raporton se dëshira e Dibalës është të luajë në kampionatin spanjoll me Realin e Madridit.

Këta të fundit e kanë rrugën të hapur për të transferuar lojtarë në merkaton e ardhshme pas lejes së marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb