TIRANE

“Mirëmëngjes Dashni” ishte kënga e Brunos dhe Artjola Toskës, me të cilën morë pjesë në “Kënga Magjike 2016”. Madje ajo mori dhe çmimin e këngës Hit. Kjo këngë u kthye në hit duke vjedhur zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Tani vjen një lajm i mirë pasi dyshja e njohur kanë gati një tjetër bashkëpunim të tyre. Si dy artistë të talentuar të tregut muzikor shqiptar, ata do të jenë sërish pjesëmarrës në “Kënga magjike” me një bashkëpunim. Lajmërimin e këngës së tyre e dha Bruno me atë të një postimi në Instagram.

Kënga “Digjem” u performua ditën e djeshme duke entuzmuar në maksimum publikun. Nëse do të vlerësohet me çmim apo jo mbetet për t’u parë, por jemi të sigurt që publiku është i lumtur që Bruno dhe Artjola sollën sërish një këngë bashkë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb