Adrian Shtuni, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë, thotë se marrja e informacioneve nga hakerat në sistemet tona, përbejnë një rrezik të madh.

Në një lidhje Skype me emisionin “Open” në News24, ai tha se ende nuk dihet se deri ku ka arritur marrja e informacioneve, dhe se për këtë as shteti nuk mendon se mund ta dijë.

Sipas tij, bëhet fjalë për një sulm kibernetik aspak amator, dhe nxjerrja e të dhënave herë pas here bëhet me tendencë, për të poshtëruar edhe shtetin.

“Rrezik jashtëzakonisht i madh sepse po flasim për asete njerëzore, o flasim se këto informacione do përdoren nga krimi i organizuar, nuk e di së çfarë tjetër do të hedhin, në varësi se çfarë kanë arritur të vjedhin, këta nuk e kanë bërë hedhjen e të gjithë informacionit në kohë, por në mënyrë graduale për të turpëruar shtetin.

Është shumë e vështirë të përcaktosh ku përfundon rreziku, pa ditur ku kanë penetruar, mos prisni se do dalë dikush nga shteti për të treguar se deri ku kanë arritur se mbase nuk e dinë. Duket që është punë profesionistësh ndaj druhem se risiku është i dimensionit të investimit të tyre. Shqipëria është edhe një vend aleat i NATO, pra rreziku ndërlidhet dhe me aleancën”, tha ai.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb