Debatet kanë qenë të shumta këtë kohë, aq sa Donaldi ka zgjedhur që të diskutojë me Egzonën dhe Einxhel, për marrëdhënien e tij me Trixën.

Aktori i humorit, ka thënë se në shumë raste Trixa nuk e kupton, duke sjellë në vëmendje këtu debatin për qengjin.

Donaldi duket se nuk e ka kapërdirë shprehjen e përmendur nga Trixa se ai është duke bërë “show”, duke thënë se mërzitet nga fakti që ajo mendon një gjë të tillë për të.

“Trixa nuk më kupton, dua thjesht që ajo të më kuptoj, siç tha dhe për qengjin që më tha që po bëja show se unë gjithmonë mendjen aty e kam, këto janë gjëra që nuk thuhen, vetëm fakti që e mendon atë gjë për mua është shumë”, tha Donaldi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb