Zërat që vijnë nga Gjermania nuk do t’i pëlqejnë aspak Milanit. Sipas “Sky Sport Deutchland”, Rafl Rangnik nuk duket i interesuar për të pranuar ofertën e kuqezinjve, për të cilin kishin bërë gati rolin e dyfishtë si trajner dhe drejtor të zonës teknike. Në ditët e shkuara u bënë më të fortë zërat për një akord të arritur mes trajnerit të Lajpcigut dhe adminstratorit të Milanit, Ivan Gazidis, dhe ky akord ishte dhe një nga arsyet e krisjes mes afrikano-jugorit dhe Zvonimir Bobanit, i cili u shkarkua nga klubi më 7 mars.

Sipas mediave gjermane, “është e pamundur që të vërtetohet arritja e një akordi”, ndonëse vetë Boban, pas lamtumirës, deklaroi se Ragnik ishte bllokuar që në dhjetor nga Gazidis. Nëse këto zëra do të konfirmoheshin, atëherë do të rriteshin shumë shanset për konfirmimin e Piolit. Por natyrisht që kjo varet dhe nga rezultatet në kampionat, të cilat do të vendosin fatet e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: