Futbolli në kohë pandemie sjell situata të padëgjuara më parë. E fundit është ajo në kombëtaren e Islandës, e cila do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushë për ndeshjen kundër Belgjikës për Ligën e Kombeve pa trajnerin Erik Hamren dhe të gjithë stafin e tij teknik. Shkak është bërë një rast pozitiv me Covid-19, që ka detyruar teknikun dhe ndihmësit e tij të futen në karantinë.

112325311 21410228 B248 4b4c 9078 0a222b0d0906
112325311 21410228 B248 4b4c 9078 0a222b0d0906

Ndërkohë, të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativë pas testit me tamponë dhe do të luajnë normalisht sfidën e rëndësishme. Federata Islandeze e Futbollit bën të ditur se skuadra do të drejtohet nga trajneri i kombëtares U-21, ndërsa në stafin e tij do të bëjnë pjesë teknikë të skuadrave të tjera të moshave.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb