Radu Dragusin është larguar nga Genoa në këtë merkato janari. Edhe pse kërkohej nga klube si Bayern Munchen, mbrojtësi rumun ka vendosur të transferohet në Londër, te Tottenham. Klubi i Premier League ka njoftuar për akordin, nëpërmjet kanaleve zyrtare.

Dragusin ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2030 dhe do të mbajë fanellën me numrin 6. Sa i takon shifrave, ky operacion i ka kushtuar Tottnehamit 30 milionë euro.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë për nënshkrimin e Radu Dragusin nga skuadra e Serie A, Genoa” – Shkruan mes të tjerash Spurs. 21-vjeçari ishte titullar fiks në Genoa dhe në këtë pjesë të parë të edicionit të Serie A, u aktivizua në 19 ndeshje. Ai  realizoi 2 gola, madje njërin prej tyre e shënoi në portën e gjigandëve të Interit.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: