Të shtunën që lamë pas, Divjaka u trondit nga një ngjarje e rëndë. Në orët e pasdites, u raportua se Hekuran Rrasa, vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij, Fëllënxën, e më pas, i dha fund edhe jetës së tij. Kjo vrasje, u trajtua në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të gazetares Evis Mehmeti. Të ftuar ishin vëllai i 45-vjeçares, Fëllënxa Rrasa, Kelmendi dhe vëllai i autorit të krimit, Brahimi.

Kelmendi, akuzoi familjarët e ish-dhëndrit se e nuk e kanë parandaluar këtë tragjedi, si dhe shtroi pyetjen se përse nuk kanë reaguar kur dëgjuan të shtënat.

Brahimi, rrëfeu se nuk ishte në dijeni të konfliktit të vëllait me të shoqen dhe nënvizoi se sistematikisht e ka këshilluar të vëllanë që të sillej mirë me Fëllënxën. Ai pranoi se ka dëgjuar të shtënat ditën që ndodhi ngjarja, tregoi se si është afruar pranë shtëpisë dhe nuk ka dëgjuar zëra. Në këtë moment sipas tij, ai vendosi të priste policinë dhe të mos futej në banesë, pasi parandjeu se çfarë kishte ndodhur.

Brahim Rrasa: Të dija diçka do të bëja të pamundurën që vëllai im të mos e bënte atë. Por unë s’dija asgjë. Nuk e di si i kanë pasur problemet kohët e fundit. Ne i bënim presion Hekuranit që të mos bënte veprime të tilla. Unë s’kam bërë asnjëherë fjalë për punë shpendësh me Hekuranin. Unë isha gjithmonë i larguar nga shtëpia, vija vonë. Ne s’kemi pasur asnjëherë probleme. Nuk e di se kush e përndiqte Hekuranin kohët e fundit. Pyeta kryeplakun dhe më tha që një person i ka dalë me armë. E pyeta kush, por më tha që nuk e di. Mund të kenë qenë dhe paranoja të vëllait, për shkak të problemeve shëndetësore. Më duket se ka ardhur polici në shtëpi, por çfarë kanë folur nuk e di.

Kelmend Muça: Si ka mundësi që more në telefon djalin dhe nuk erdhi asnjë nga vëllezërit të mos interesohej për të, që kishte dhe disa ditë.

Brahim Rrasa: Vëllain e madh unë e kam të sëmurë. Një tjetër vlla është në një fshat tjetër. Unë s’kisha si të lajmëroja dhe të ndërhyja. Ne u afruam dhe nuk kishte asnjë zhurmë. Ne nuk ndërhymë sepse po prisnim policinë. Unë ngushëlloj familjen Muça, sepse i ka ndodhur fatkeqësi e madhe. Pavarësisht se shkoi Leonardi, ata s’duhet ta lejonin Fëllënxën të kthehej në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb