E fejuara shtatzënë e Boris Johnson, Carrie Symonds, tregoi për agoninë e saj, ndërsa kryeministri britanik luftoi me koronavirusin në kujdesin intensiv. Symonds tha që ajo kurrë nuk do të ndalet së falënderuari NHS, pasi kryeministri doli nga Spitali i “St Thomas” në qendër të Londrës sot.

Pasi u pranua të dielën e kaluar, kryeministri kaloi tre netë mes luftës më të madhe në kujdes intensiv, në trajtim oksigjeni para se të transferohej përsëri në një repart të përgjithshëm.

Symonds, e cila po izolohet në shtëpinë e tyre në Checkers, ku mban edhe qenin e çiftit, Dilyn, ka shkruar:

“Kishte raste javën e kaluar që ishin vërtet shumë të errëta. Zemra ime është me të gjithë ata që janë në situata të ngjashme, të shqetësuar e të sëmurë për të dashurit e tyre. Unë nuk mund të falënderoj mjaftueshëm NHS tonë të mrekullueshme. Stafi në Spitalin ‘St Thomas’ ka qenë i jashtëzakonshëm. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’ju shpërblej dhe kurrë nuk do të ndalem së falënderuari”.

Vetë Symonds njoftoi se ajo ka koronavirus, pasi z.Johnson hyri në izolim. Të shtunën e kaluar, ajo tha se e kaloi javën e kaluar në shtrat me simptomat kryesore të koronavirus, por që atëherë ishte shëruar.

“Të qenët shtatzënë me Covid-19 është padyshim shqetësuese. Për gratë e tjera shtatzëna, ju lutemi lexoni dhe ndiqni udhëzimet më të përditësuara, të cilat unë mendoj se ishin siguruese”.

Johnson, 55 vjeç, u kthye në Buckinghamshire për të pushuar, me një zëdhënës që tha se “me këshillën e ekipit të tij mjekësor, Kryeministri nuk do të kthehet menjëherë në punë”.

Për shkak se Kryeministrit do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar, Sekretari i Jashtëm Dominic Raab ka të ngjarë të mbetet në përgjegjësinë e përditshme për drejtimin e qeverisë britanike, për momentin.

Miqtë e tij zbuluan se sa afër vdekjes kishte qenë Kryeministri. Ata transmetuan një mesazh të Johnson nga “Downing Street”, ku Kryeministri tha se ai ia kishte borxh jetën mjekëve të NHS dhe se “nuk mund t’i falënderoj sa duhet”.

Në të vërtetë, një anëtar i kënaqur i familjes së tij e krahasoi rigjenerimin në një ringjallje biblike, dhe pasi dëgjoi se ishte larguar nga kujdesi kritik, bëri një aluzion të Pashkëve, duke thënë: “Ai është ringjallur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb