TIRANE – Rreth dy javë Xhensila dhe Besi u bënë prindër të një vogëlushe, të cilën e quajtën Ajka. Pas lindjes, Xhensilën nuk e kemi parë shumë aktive në rrjetet sociale.

Me sa duket, këngëtarja i është përkushtuar vajzës dhe nuk preferon të ndajë shpesh foto në Instagram. Por ditën e djeshme Xhensila ka publikuar një foto të Besit me vogëlushen,e cila ndodhet në karriocë.

Në foton që Xhensila ka ndarë me ndjekësit, Besi duket shumë i qeshur teksa kujdeset për të bijën në karrocë. “E gjithë bota në dy njerëz,” -ka shkruar këngëtarja.

Nga ana tjetër, Besi ka ndarë një foto të ngjashme, por fytyra e tij nuk duket dhe aq e qeshur dhe shkrimi që shoqëron foton e shpjegon pse. “Ai momenti kur mendon se shyqyr e zuri gjumi… veç kur… uaaaaaaaa,” –shkruan ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: