TIRANE

Përvec ankesave për këngën fituese, Festivali i 58-të në RTSH do të mbahet mend edhe për veshjet e moderatores Alketa Vejsiu, njëra më e bukur se tjetra, por edhe mjaft të komentuara njëkohësisht.

Alketa ka veshur 12 fustane për tre net. Por ndërrimi i shpeshtë i fustaneve të saj u bë shkak që të ironozohej nga Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi natën e ndërrimit të viteve. Ata ironizuan ‘këndimin dhe ndërrimin e fustaneve të Vejsiut’.“Po mendoj që sezonin tjetër të ‘Portokalli’ unë dhe Xhemi nuk do prezantojmë, por vetëm do këndojmë” – ka thënë Salsano. Ndërsa Xhemi ka ironizuar ndërrimin e fustaneve të Alketës.
‘Këtë vit një herë nuk dua të dëgjoj asnjë këngë, po ika të ndërrohem një herë se kam 5 minuta me këtë veshje. Si mund të rrijë robi 5 minuta me një veshje, si?!’; ja kthen Xhemi”.

Por disa ditë më pasë Alketa është “hakmarr” dhe pikërisht një ditë pas ditëlindjes së moderatores së ‘Portokalli’, në llogarinë e “Revista Class” në Instagram ka shkruar një status së bashku me një foto të Xhemit.

“Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit. Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!
1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi!
2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!
3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante! Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!”-shkruan Alketa. Nuk dimë nëse do të ketë një reagim nga ana e Xhemit pas këtij statusi.

Untitled 2
Untitled 2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: