“Kam shpirtin e djegur dhe të përvëluar. Mbas shumë vuajtjesh, motrën e çuan e bënë copa në Malin me Gropa dhe na nxorën familje horror.” Kështu deklaron Shkëlzen Buci, i dyshuari kryesor për vrasjen e motrës së tij, Eglantina Buci. Kjo e fundit u gjet e pajetë 8 vite më parë në Malin me Gropa. Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Dorjana Bezat, Buçi tha për emisionin “Me zemër të hapur” se dëshmitari duhet të tregojë të vërtetën.

Ai tha se nuk di as të qëllojë me armë, pasi nuk kishte bërë ushtri. Edhe pse tashmë është pas hekurave për një vrasje të kryer në 2017-ën, ai tha se edhe për atë krim, nuk kishte bërë gjuatje të saktë.

“Dëshmitari duhet të tregojë të vërtetën. Për mua mjafton që të gjejë personin e vërtetë që ka vu dorën mbi motrën time, dhe unë le të vdes. S’kam asnjë kompleks për dënimin. Kam shpirtin e djegur dhe të përvëluar. Mbas vuajtjes e çuan e bënë copa në Malin me Gropa dhe na nxorën familje horror. Do të lutem, shokut tim i drejtohem, që t’i nxjerr të gjitha të vërtetat. Mos hidh baltë se unë jam në burg, se unë jam në burg e babai im po ashtu. Se kam bërë një krim, s’do të thotë se jam kriminel, e thua se kam vrarë motrën time. Kam besim tek drejtësia se kjo çështje do të hetohet. E kam besimin tek gazetaria më shumë. Nëse unë kam marrë pjesë tek këto itinerare, një nga detajet do e nxjerrin të vërtetën. Unë nuk mund të identifikoj askënd për sa kohë që unë nuk kam prova. Se po të kisha prova s’do kisha ardhur këtu. Do i kisha bërë lëvizjet e mia, me shtet, pa shtet. S’mund të identifikojë një njeri specifik. Unë di të them një gjë që; i lutem zotërisë, që të tregohet i sinqertë pa komplekse, pa presione. Të tregojë të vërtetën, siç e dinë. Jo të shpif, në fund të fundit çdo gjë duhet të provohet.”, tha Buci, shkruan BalkanWeb.

Pyetje nga gazetarja
Ke qenë në Malin me Gropa me dëshmitarin apo dhe me të tjerë?
Buci:
Më këtë person kurrë në jetë. As me këtë as me asnjë.

A ke pasur në dispozicion armë zjarri apo babi jot?
Buci:
Kurrë. Për armën që kam kryer krimin…shiko këtu. Kurrë. Unë nuk kam bërë ushtri. S’di të përdor armë. Edhe personin që unë….s’kam qenë në gjendje me gjuajt drejt. Kam shkrehur 8 plumba dhe ato kanë ikur lart e poshtë. S’kam qenë i përgatitur. Kam qenë në depresion. S’kam përdorur kurrë armë. Ekspertiza do të nxjerrë gjëra të tjera, e të tjera. Kam besim se e vërteta e motrës time do të dalë. Ju lutem hetoni, investigoni. Nxirrni zanafillën. Qofsha unë, babai im, xhaxhai im. Kushdo qoftë, më intereson e vërteta.

Në bisedë ju më tregoi se me kë jetonte motra juaj. E takuat atë djalë?
Buci:
Nuk e pranonte ky që bashkëjetonte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb