Një grua e zuri mat burrin me një tjetër brenda makinës së tij. Kjo bëri që ajo të humbte durimin dhe pa u menduar dy herë kërceu mbi automjetin e tij dhe filloi t’ia shkatërrojë me një mjet të fortë.

Ngjarja është filmuar nga kalimtarët e rastit në qytetin kinez Nanjing, që mbetën të shokuar kur panë gruan duke shkatërruar veturën e tipit Audi.

Por interesante është se si burri i saj nuk ndalej dhe vazhdonte të lëvizte me makinë, edhe pse gruaja e tij po qëndronte mbi kapakun e motorit me një mjet të fortë në dorë.

Megjithatë, në një moment ajo arrin të ndalet dhe të futet brenda makinës për ta fyer të dashurën e tij, e cila gjithashtu humbi durimin dhe filloi t’ia kthente me të njëjtën monedhë.

Pas këtij “spektakli”, policia ka shoqëruar që të tre në rajon ku pas marrjes në pyetje janë liruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: