Një oficer 30-vjeçar grek është vetëvrarë pak metra larg rajonit ku punonte.

Ai ka qëlluar veten me armë brenda makinës. Shqetësimet kanë nisur nga gruaja, e cila u merakos për vonesën e të shoqit. Ajo lajmëroi kolegët e bashkëshortit për të mësuar se çfarë kishte ndodhur.

Kolegët, nisën menjëherë kërkimet dhe e gjetën trupin e pajetë të burrit rreth 30 metra nga departamenti policor. Viktima kishte marrë një plagë të madhe në dorën e majtë dhe pjesë të tjera të trupit.

Kolegët e përshkruajnë oficerin si një njeri të qetë dhe pa probleme. Ata thonë se ai ishte përherë i qeshur dhe i ndjeshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb