Vrasja e një 84-vjeçareje në Patisia gjatë marsit të kaluar është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes për autoritetet greke. Autorët pasi grabitën shtëpinë e të moshuarës e mbytën atë.

Bëhet fjalë për dy grekë dhe tre shqiptarë, të cilët kishin ndjekur plakën fatkeqe në banesën e saj në rrugën Myliaraki kur ajo po kthehej nga furra ku kishte shkuar për të blerë bukë dhe më pas arritën të futeshin brenda.
Njëri prej të akuzuarve tashmë është i burgosur në Angli për krime të tjera, ndërsa një bashkëpunëtor i tij ndodhet në burgun e Korydallos. E gjithë ngjarja u zbulua nga djali i viktimës, i cili banonte në një banesë ngjitur me nënën e tij.

Nga hetimet e Departamentit të Vrasjeve u zbulua mënyra e veprimit dhe roli i secilit në ngjarjen e rëndë. Tashmë të arrestuarit po përballen me krimin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb