Një episod i shëmtuar është parë sot në Kamzë, para takimit të Kastriotit me Egnatian, sfidë kjo që shkon për llogari të Abissnet Superiore.

Mësohet se disa individë, në bashkëpunim me anëtarë të ekipit krutan kanë  goditur sulmuesin e ekipit nga Rrogozhina, Pedro Augusto. Me të drejtë, te Egnatia kanë kërkuar që 90 minutëshi të mos luhet për shkak të kushteve të papërshtatshme dhe tensionit të lartë, por FSHF  nuk ka pranuar diçka të tillë.

Sipas Panorama Sport, Augusto  ka marrë disa gërvishtje dhe ka pësuar disa të çara të lehta. Raste të tilla na bëjnë të mendojmë se pavarësisht zhvillimit, futbolli shqiptar mbetet akoma si dikur…

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb