Ndeshjet e para në Botërorin e Katarit janë shoqëruar me një fenomen që nuk ishte parë më parë. Të katër sfidat e para i kanë kaluar mbi 100 minuta, pra 10 minuta ose më shumë.

Në takimin hapës u dhanë dy herë nga 5 minuta shtesë, te Senegal-Holandë 2+9, te SHBA-Uells 4+9, ndërsa kulmi ishte në ndeshjen Angli-Iran, teksa në pjesën e parë u dhanë 14 minuta shtesë, ndërsa në të dytën 10 të tilla, por që në fakt, në total shkuan 27 minuta shtesë.

Të gjithë kanë ngritur pyetjen: Kanë ndryshuar rregullat e futbollit? Në fakt, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e kishte paralajmëruar këtë që në fillim të këtij viti, teksa deklaronte:

“Në çdo ndeshje ka shumë kohë të humbur. Duhet të rishikohet diçka, sepse shikuesit paguajnë për të parë 90 minuta futboll, ndërsa ndeshjet zgjasin 50 minuta. Nuk po them se do të arrij në 100 minuta, por padyshim që koha e rikuperimit që jep gjyqtari duhet të jetë e lidhur ngushtë me minutat e humbura gjatë ndeshjes” – pohonte kreu i FIFA-s.

Një mesazh që është zbatuar nga gjyqtarët, por ndoshta e kanë tepruar. A do të vijojë kështu deri në fund? Kjo mbetet për t’u parë, por trendi është për po.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb