Për të gjithë të apasionuarit e futbollit shqiptar, nesër luhet një nga sfidat klasike që vitet e fundit ka ditur të prodhojë mjaft emocione. Tirana e Mirel Josës do të presë në “Selman Stërmasi” kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun.

Korçarët vijnë në kryeqytet me synimin e vetëm për të marrë tre pikët, pasi asnjë rezultat tjetër nuk do të ishte i vlefshëm për objektivat e tyre, titulli i 7 rradhzi në “Superligë”. Një ndeshje speciale edhe për dy teknikët respektivë që në të kaluarën kanë qenë pjesë e secilës skuadër.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja javën e kaluar u ndal në Korçë nga Teuta 1-1 dhe nuk dëshiron aspak një tjetër disfatë dhe për këtë arsye fitorja mbetet një detyrim.

Nga ana tjetër vjen Tirana e njëmijë e një problemeve. Bardheblutë e drejtuar nga Mirel Josa nuk njohin fitoren që prej 7 ndeshjeve, ndërkohë që 4 prej tyre janë humbje. Një krizë totale edhe me tifozët të cilët kanë bojkotuar klubin që pas marrveshjes me Partizanin për të lejuar këta të fundit të luajnë në “Selman Stërmasi”.

Për këtë takim, klubi organizator, Tirana, ka vendosur që në pjesën më të madhe të tribunave hyrja të jetë falas në takimin që do të zhvillohet në orën 18:00.
wm_focus_juvemilan_pjanic
Në Itali, “Seria A” hapet me supertakimin Juventus-Milan. Bardhezinjtë ndonëse të shkëputuar nuk duan kurrsesi të gabojnë ndaj një kundërshtari të përjetshëm siç është Milan. E zgjedhur për t’u luajtur të premten në orën 20:45 për shkak të kampionëve në fuqi, Juventusit, pasi të martën luajnë sfidën e kthimit në “Champions League” kundër Portos.

Milan do të kërkojë ashtu si në takimin e parë të luajtur në “San Siro” të surprizojë bardhezinjtë me objektivin e vetëm pikët e plota për të siguruar një vend në kupat e Europes për sezonin tjetër. Për më shumë që këta dy emra nuk kërkojnë reklamë pasi sa herë që ata zbresin në fushë, spektakli është i garantuar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb