Një lajm i hidhur trishtoi sot qytetin e Vlorës, i cili humbi një prej mjekëve të dashur, Leonard Kamberi, pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Dhimbja bëhet edhe më e madhe pasi Kamberi priste të bëhej baba për herë të parë, pasi gruaja e tij për pak ditë do të sillte fëmijën e tyre në jetë. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shkruan se mjeku i njohur do iu mungoi shumë.

MESAZHI I LELIT
Nard Kamberi, një tjetër mjek i talentuar dhe mik i rrallë, na u largua sot të gjithëve duke lënë vetëm bashkëshorten, Erindën, që pas pak ditësh pret të bëhet nënë për herë të parë, me femijën që prisnin me dashuri pas kaq shumë kohësh.
Të prehesh në paqe Nardi!
Do na mungosh shumë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb