Vëllai i 30-vjeçares, e cila lindi dhe braktisi në një bodrum pallati në Astir, është përplasur live në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 me ish-dashurin e saj që pretendohet se ka pasur fëmijën.

Pasi vëllai tha se motra e tij është dehur dhe më pas abuzuar nga djali në fjalë, dikur shok i tij, ky i fundit e mohoi. Ai tha se kishte shkuar me dëshirë në hotel.


PËRPLASJA LIVE
Ish-i dashuri:
Nuk kam fëmijë tjetër. Jam e lidhur me një të huaj. Kur kam ardhur këtu, partnerja ime ka qenë 7 muajshe shtatzënë. Nuk kam pasur marrëdhënie paralele me asnjë vajzë. Kur e kam njohur atë, i kam bërë të gjithave bllok. Kur kam njohur Gentën, i kam bërë bllok të gjithave. Nëna e saj e dinte se ajo ishte në hotel me mua. Kam telefonatën e asaj nate që ka marrë mamaja e vetë. Se goca fiku telefonin.

Vëllai i 30-vjeçares:
Ai e ka dehur…e ka abuzuar. Ma ka thënë një shoku. Ai që më thoshte mua vëlla s’mund të ma bëjë këtë gjë.
Ish- i dashuri: Ai e dinte shumë mirë që unë flisja me të motrën. Unë i kam treguar që në fillim. Nuk e kam alkoolizuar, ajo ka ardhur me dëshirën e saj.
Vëllai i 30-vjeçares: Nëse ai e ka abuzuar, ose do ta vras, ose do të më vrasi. Jo të më thotë mua; s’ma ndjen, jo kështu apo ashtu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb