Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin bregdetar të Vlorës.

Një 29-vjeçar është mbytur në plazhin e Zvërnecit. Sipas policisë, viktimë ka mbetur i riu R. D., nga fshati Peshtan i Fierit.

Informacion paraprak
Rreth orës 16:56, në plazhin e Zvërnecit, dyshohet se është mbytur në det 29 vjeçari R.D., nga fshati Peshtan i Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: