Zbathur, e veshur keq dhe duke gërmuar nëpër plehra në rrugët e Los Anxhelosit. Kjo është gjendja ku ka përfunduar modelja e famshme dhe ish-bashkëshortja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, Loni Willison.
Willson ka qenë dikur e famshme për linjat e saj trupore, duke u bërë një ndër modelet kryesore për reklamimin e rrobave të banjës që zinte faqet e para në kopertinat e revistave më në zë të modës. Ish-modelja ka qenë e pastrehë për gati gjashtë vjet, dhe së fundmi u rishfaq në Venecia për herë të parë pranverën e kaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në disa shkrepje nga paparacët e DailyStar.co, ajo shihet teksa shtyn një karrocë ku ka grumbulluar sendet e saj, ndërsa ndalonte në kazanët e plehrave publike rreth qytetit turistik për të kërkuar ushqim.

38-vjeçarja nuk njihej nga transformimi që ka pësuar, ndërsa kishte veshur një shall shumëngjyrësh, një xhaketë xhins dhe kishte lidhur një këmishë fanelle rreth belit të saj.

Fotot janë një kontrast i fortë nga jetae dikurshme e Willison.

Vetëm shtatë vjet më parë, ajo po jetonte ëndrrën e Hollivudit, duke modeluar dhe duke u shfaqur në tapetet e kuq në evente vezulluese së bashku me aktorin televiziv Jeremy Jackson, me të cilin u martua në vitin 2012.

Por pas zhvillimit të një varësie nga droga, jeta e saj pësoi kolaps, duke ngelur e pastrehë..

Willison u gjet në rrugë për herë të parë në tetor 2020, pasi ishte e pastrehë që nga viti 2016.

Ajo thuhet se vuan nga varësia për drogën dhe probleme të ndryshme të shëndetit mendor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb