Paislee Shultis, tani gjashtë vjeç është vajza e cila ishte zhdukur që prej vitit 2019 dhe u gjet e gjallë në një dhomë sekrete poshtë një shkalle në New Yourk.

Vajza u raportua e zhdukur prej 13 korrikut 2019. Policia në atë kohë tha se vajza ishte rrëmbyer nga prindërit jo kujdestarë.

Ajo tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është ribashkuar me kujdestarin e saj ligjor dhe motrën më të madhe, thotë policia.

Si u gjet?

Kirk Shultis Sr., 57 vjeç, i cili zotëron shtëpinë, ishte aty kur policia kreu kontrollin dhe tha se ai nuk kishte njohuri për vendndodhjen e Paislee, thotë policia.

Por pak më shumë se një orë pas kërkimit, një nga detektivët vuri re se shkallët që të çonin në bodrumin e shtëpisë dukeshin të ndërtuara në mnëyrë të çuditshme. Pasi hoqi disa dërrasa, policia gjeti Paislee dhe zonjën Cooper të fshehur në atë që policia e përshkroi si një dhomë “të vogël, të ftohtë dhe të lagësht”. Paislee u ekzaminua nga mjekët dhe raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet besojnë se Cooper dhe fëmija kishin qëndruar në shtëpi që kur u zhdukën në vitin 2019, duke shtuar se shkallët dukej se ishin ndërtuar për tu fshehur.

Policia arrestoi prindërit jo-kujdestarë të fëmijës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: