Shtrenjtimi i kostove të jetesës këtë vit, duket se nuk ka ndikuar vetëm tek shtresat e ulëta apo te mesme. Moderatorja Armina Mevlani, në studion e “Gaca dhe Gra” teksa po diskutohej për shtrenjtimin e pushimeve këtë verë, tha se edhe ajo e ka ndjerë krizën.

Mevlani tha se tek vendet që ka shkuar në vitet e tjera me pushime, këtë vit nuk mund t’i frekuentojë, pasi çmimet janë tre-fishuar.

“Ja unë përshembull te vendet që kam shkuar gjithmonë, nuk shkoj dot, janë shtrenjtuar me tre-fish çmimet. Kam qenë njëherë në në Borsh tek shtëpia e një familje. Ata çdo mëngjes na sillnin vezën e freskët, pulën e freskët, drekën darkën. Unë kam qenë diku tek 12 vjeç dhe i kujtoj si pushimet më të bukura me familjen. Tani do shkoja, por me jugun e Shqipërisë kam probleme, gjithmonë kam përfunduar në gazetë dhe nuk më duken më pushime në këtë pikë. Fotografohem dhe më është kthyer në makth. Jo u dobësua jo u shëndosh, më është kthyer në makth. Nuk i vuaj komentet, por nuk ndihem rehat. Nuk e shijon dot e kupton. Ato fundjavat e kam të ndarë mendjen që do më ndodhë kjo gjëja”, tha Armina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: