Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” analisti Fatos Lubonja u shpreh ndër të tjera se Edi Rama i fiton zgjedhjet jo vetëm me propagandë e fushatë, por edhe me para.


Lubonja tregoi sesi Rama në fushatë deklaroi se “partitë e tjera duan tepsinë”, e përkundër fjalëve të tij, partitë e tjera si PDIU e LSI u rritën, ndërsa u ul vetëm PD, për shkak se Partia Demokratike nuk kishte pushtet. Për Lubonjën, kjo tregon se zgjedhjet fitohen me paratë që fitohen prej pushtetit.


Roland Lame: Kryeministrit i mungon një plan, një formë strukturore për të rregulluar këtë gjë. Populli do të shikojë se mjeku nuk po ndërton, nuk po vendos shiringën mbi plagë. Kemi fushatë edhe në kohë zie.


Fatos Lubonja: Mos e ngatërro me fushatën. Kjo sepse fushatën e kemi parë, policia është angazhuar vetë në zgjedhje. Rezultati i zgjedhjeve nuk është vetëm nga propaganda, por edhe me eurot që merr personi. Unë kam një të dhënë se Rama merr lekë më pak se Elvis Naçi, sepse njerëzit s’kanë besim. Kjo sepse vota kanë pasur edhe arsye të tjera jashtë propagandës. Kemi një Edi Rama që ka denigruar partitë e tjera. Vetëm PD mori më pak vota. Kjo sepse PD nuk ishte në pushtet. Kjo tregon se partitë marrin vota me lekët e pushtetit. Janë faktorë jashtë propagandës që kanë vendosur rezultatin.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb