Vijon marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë, aty ku edhe nis zyrtarisht protesta e 34 masive në radhë për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët i bënë thirrje kreut të qeverisë të lirojë protestuesit e arrestuar pas tensioneve të ditës së djeshme, ndërsa kanë këmbëngulur për largimin e tij nga detyra.
“Edi Rama dil në bulevard! Atdheu është i yni jo biznes privat”, “Shqipëria kërkon revolucion”, ‘Shqipëria nuk shitet”, “Rama jepe dorëheqjen:, “Rama fuck you”,“Lironi çunat”, ishin thirrjet e qytetarëve.
