Komisioni i posaçëm i ekspertëve ka publikuar një raport të veçantë. Në rastin më të mirë, ekspertët presin që prodhimi i brendshëm bruto në Gjermani të bjerë me 2.8 përqind këtë vit. Po të zgjasin shumë kufizimet për të luftuar pandeminë dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë, rënia mund të jetë dy herë më e lartë.

Ekonomistët e shquar rekomandojnë për Gjermaninë një program stimulimi ekonomik. Por ai mund të hyjë në fuqi vetëm pasi të kenë mbaruar kufizimet. Për vitin e ardhshëm, ekspertët presin që ekonomia të rritet përsëri në të gjitha fushat.

Ekspertët nuk i japin ndonjë rekomandim Qeverisë federale përsa i përket kohëzgjatjes së kufizimeve. Për momentin ekonomistët shohin zhvillimin më të mundshëm normalizimin e situatës ekonomike gjatë verës. Sipas kryetarit të komisionit të ekspertëve, Lars Feld, masat fiskale të qeverisë federale janë me vend dhe të mirëseardhura./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb