Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka urdhëruar kontrolle në lidhje me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Prodën.

Lajmi u konfirmua për “Balkan Web” dhe “News24″ nga gazetarja Klodiana Lala.

“Rezulton se është urdhëruar kontroll banese për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Ilir Proda. Proda drejtoi për më shumë se dy vite policinë dhe është aluduar për lidhje të forta me Ergys Agasi. Prokurorët kanë vlerësuar se gjatë një kontrolli banese prova dhe fakte. Burimet konfirmojnë se aksioni i nisur në orët e para të mëngjesit ka përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë por duke qenë se aksioni është duke vijuar ende nuk bëhen detaje. Mbetet për t’u parë në vijim. Këqyrja e celularëve pas arrestimit të Ergys Agasit mesa duket u kanë çuar në duar Prokurorëve të dhëna për implikime. Bëhet fjalë për persona të akuzuar edhe nga opozita shqiptare për lidhje me persona me grup kriminal. Këto janë fakte të rënda nëse provohen me një vendim gjykatë. Sa ju përket drejtorëve të përgjithshëm të Policisë kemi patur edhe më herët kontrolle, jo për lidhje me krimin por në situata të tjera. Por mbetet për t’u parë se kush janë zyrtarë të tjerë të prekur nga ky aksion”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Ilir Proda ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, derisa u shkarkua nga detyra në mars të vitit 2026.

Në mars 2026, Ilir Proda u shkarkua pas protestës së opozitës më 28 shkurt 2026.

Shkarkimi erdhi pasi u konsiderua se policia nuk garantoi rendin dhe sigurinë gjatë tubimit, ku pati incidente dhe përdorim të mjeteve piroteknike pranë Vilës 31.

Kujtojmë se Proda gjithashtu është akuzuar shpesh  nga opozita për lidhje me krimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb