Leonard Koka është shoqëruar sot në Policinë e Durrësit me akuzën për ‘kundërshtim të punonjësit të policisë’. Ai është mbajtur rreth 3 orë dhe më pas ka lënë Komisariatin për të pohuar në një prononcim për “BalkanWeb” dhënë gazetares Klodiana Lala se nuk ka pasur asnjë lloj kundërshtimi nga ana e tij.

Këtë gjë e vërteton edhe regjistrimi audio i bërë brenda në Komisariat. Në audion ekskluzive që disponon “BalkanWeb”, Leonard Koka i kërkon policëve arsyen e shoqërimit. Biseda zhvillohet brenda në Komisariat.

“A po më shoqëron, a je ti komandanti? Më jep një arsye o vlla përse po më shoqëron?”, dëgjohet duke thënë Nar Koka. Ndërsa policët i thonë se do ia tregojnë më vonë. Për më tepër dëgjoni audion më poshtë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1299188346796786/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: